I la mbresa një person, Encës i shkruan vajza e tij: Ai është babai im…

Këngëtarja Enca Haxhia nuk ka si të mungojë një ditë në titujt e medieve rozë.

ShowBiz

12/11/2017 13:11

Njihet si person pa komplekse, kritikohet shpesh për peshën dhe zhveshjen në publik, por këtyre fjalëve nuk ua vë veshin fare, shkruan lajmi.net.

Këto ditë, Enca ka filluar të angazhohet me disa koncerte jashtë vendit, së fundi ajo performoi në Zvicër.

Si çdo herë, edhe kësaj radhe këngëtarja kishte vënë në fokus gjoksin bombastik, madje e kishte theksuar që i thanë të mbulohet dhe përsëri kishte zgjedhur veshje provokuese.

Më pastaj, ajo publikoi një foto teksa shihej e ulur në një lokal dhe përballë kishte një person i cili ishte i zënë në celularin e tij.

Enca kërkoi nga ndjekësit e saj që nëse dikush e njef atë person le t’i thonë që t’i shkruaj asaj, pas disa minutash këngëtarja befasohet kur një  vajzë që pretendonte se e kishte atë baba i shkruan Encës.

“…ai është babai im”, ndërsa përgjigja e Encës  me shaka ishte “Më lejo të jem nëna juaj atëherë”.

Kishte edhe disa përgjigje të tjera në llogarinë e Encës në Snapchat, një tjetër ndjekës i tha “është shoku i babait”. /Lajmi.net/