I këndon Thaçit, Pacollit, Haradinajt, Ramës e Grabovcit

"Këngëtarja" Linda Morina u ka kushtuar pothuajse të gjithë politikanëve nga një këngë.

Fun

08/09/2014 22:30

Solistja nga Podujeva në reportoarin e saj ka përfshirë edhe kryemisnitrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ajo u ka kushtuar këngë politikanëve e biznesmenëve. Fillimisht i ka kënduar kreut të PDK’së, Hashim Thaçit, për të vazhduar me Behgjet Pacollin e Ramush Haradinajn.

Linda i ka thënë Klan Kosovës se nuk e përjashton që në të ardhmen t’i kushtojë këngë edhe Albin Kurtit, megjithëse siç thotë ajo, Kurti nuk ka dhënë ndonjë kontribut në luftë.