I jashtëzakonshmi Luka Doncic, lë prapa edhe LeBron James në këtë statistikë

Luka Doncic është një prej lojtarëve që po rritet më së shumti në NBA.

Sport

14/01/2019 19:46

Ylli slloven kaloi në NBA, nga Real Madrid, ku shkëlqente me paraqitjet e tij në Euroleague, e të njëjtën gjë po vazhdon ta bëjë edhe në ligën më të fortë të basketbollit, NBA.

Mbrëmë në ndeshjen kundër kampionëve të Golden State, slloveni është bërë lojtari i dytë që më së shpejti arrin 100 gjuajtje të sakta nga vija për tri pikë, transmeton lajmi.net.

Ai u fut në këtë ndeshje me 98 tre pikësha të realizuar.

19 vjeçari është i dyti në votimet e “All Star Game” në konferencën e perëndimit, duke mbetur vetëm mbrapa LeBron James.

Ai gjithashtu prinë në garën për çmimin “Rookie of the year” që ndahet për lojtarin më të mirë në NBA, që luan sezonin e parë.

Nëse vazhdon në këto hapa, Doncic padyshim se do të përfundojë në listën e më të mirëve në histori. /Lajmi.net/