I japin fund zënkave, Oriola Marashi ia publikon këto foto Noizyt

Fakti se reperi, Noizy dhe modelja, Oriola Marashi kishin prishur marrëdhëniet mes vete ka qenë një nga lajmet më të përfolur në mediat rozë.

ShowBiz

09/02/2019 09:19

Kjo u përfol e u stërpërfol nga fansat për një kohë të gjatë për shkak se reperi dhe modelja nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.

E mbrëmë duket se Oriola ka qenë prezente në një nga koncertet e reperit shqiptar pasi solli disa video në InstaStory.

Me këtë dëshmon se dyshja kanë rregulluar raportet dhe mbesin miq shumë të mirë siç kanë qenë gjithnjë.

Ndër të tjera, Oriola nuk ka munguar në klipet e Noizyt, posaqërisht gjatë këtyreve viteve të fundit. /Lajmi.net/