I hyjnë në shtëpi dhe ia vjedhin 10 mijë euro

Në një shtëpi në rrugën “Gucia” në Prizren ka ndodhur një vjedhje e rëndë, ku persona të panjohur kanë vjedhur një shumë të madhe të parave. 

Lajme

22/07/2014 11:43

Sipas pronarit, dikush u ka hyrë në shtëpi dhe nga aty ka arritur të vjedhjë 10 mijë euro para të gatshme. 

“Në  një shtëpi private në rrugën “Gucia”  ka ndodhur një vjedhje e rëndë. Sipas informatave që ia ka dhënë policisë pronari i shtëpisë thuhet se dikush ka hyrë në shtëpi dhe nga aty ka vjedhur para të gatshme rreh 10.000 euro. Policia ka kryer hetime në vendin e ngjarjes mirëpo ende nuk dihet kush është autori i kësaj vjedhje”, thuhet në njoftimin e policisë.  

Policia duke marrë shkas nga ky rast, u bënë thirrje qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm me kursimet e tyre dhe gjësendet e  vlefshme siç janë stolitë e ndryshme të arta. (lajmi.net)