I humbin këlyshët dhe pas një kohe i gjen në një gropë me një gjarpër, ja çfarë ka ndodhur (FOTO)

Kjo ngjarje e cila ka ndodhur në Indi është duke bërë bujë në rrjete sociale.

Fun

02/12/2015 16:39

Dy këlyshë në Punjab kishin rënë aksidentalisht në një gropë dhe nuk kishin mundur të gjenin dalje.

Pas një kohe, pronari e kishte dëgjuar të ëmën e këlyshëve duke leh dhe qarë, raporton lajmi.net.

Ai ishte afruar dhe kishte zbuluar se këlyshët gjendeshin në një gropë, por aty gjendej edhe një gjarpër Kobra.

Puppies stuck with a Cobra in a pit.

Por, gjarpri nuk i kishte sulmuar këlyshët, ai vetëm i kishte mbrojtur nga lagështia e gropës.

Pas thuajse 48 orëve që i kishin kaluar këlyshët në gropë, më në fund ata kishin dalë jashtë me ndihmën e pronarit.

Veç këlyshëve, ai e kishte nxjerrë edhe gjarprin nga gropa dhe e kishte lënë atë të lirë në xhungël.

And now they are saved.

/lajmi.net