I harruar nga Hierro, hero tek Enrique

Ardhja e Luis Enriques në krye të Spanjës solli shumë risi në Kombëtaren e Spanjës.

Sport

09/09/2018 21:07

Nga skuadra që kishte lojtarë me shumicë nga Barcelona, tashmë ka vetëm 2 lojtarë të “Blaugranave”.

Jordi Alba, startues i padiskutueshëm në përfaqësuese, u la jashta kombëtares, për tu zëvendësuar nga Marcos Alonso.

Por, heroi i Enriques, Saul Niguez, la shenjat e tij qysh në ndeshjen e parë ndaj Anglisë. Ai madje realizoi qysh në ndeshjen e parë nën urdhrat e Enriques.

Saul mbrëmë u aktivizua në qendër të mesfushës,dhe pati performancë fantastike duke shkatërruar sulmet e anglezëve, gjithashtu duke dhënë maksimumin në ofanzivë. /Lajmi.net/