I hap llogari në Instagram, Adelina Tahiri ia publikon këtë foto djalit të saj

Tashmë Jonin, djalin e Adelina Tahirit mund ta gjeni në Instagramin e tij.

ShowBiz

14/12/2018 14:59

Këngëtarja nga Maqedonia, Adelina Tahiri i ka hapur profil zyrtar djalit të saj të vetëm, Jonit, shkruan lajmi.net.

Ajo publikon imazhe të llojllojshme në Instagramin e tij ku në këtë të fundit ‘nënë e bir’ duken mjaft simpatik edhe pse Adelina shfaq vetëm një pjesë të saj.

Joni ka vetëm pak muaj por numëron mbi 15 mijë fansa në Instagram, për të cilët është mjaft aktiv.

Ndryshe, Tahiri u martua vitin e kaluar me avokatin më të pasur në Maqedoni, Serjozha Markov ku tashmë janë prindër të Jonit. /Lajmi.net/