I hakmerret të dashurit për tradhti, në mënyrë të paparashikueshme

Ka mënyra të shumta për të përfunduar një lidhje, por ndoshta më e tmerrshmja është që ta 'zhdukësh' partnerin pa paralajmërim.

Lifestyle

23/01/2018 10:39

Humbja e të gjitha kontakteve me dikë pa shpjegime, është bërë e popullarizuar. Redditor shpjegon se si e ka befasuar të dashurin e saj me të cilin ka qenë në lidhje për pesë vjet, shkruan mashable, transmeton lajmi.net

Siç rrëfehet, një ditë ajo kishte çelësat e shtëpisë së të dashurit dhe deshti t’i bëjë surprizë në mëngjes, dhe shkon derisa ai është në gjumë…me një tjetër femër.

Ajo vetëm i lë çelësat mbi tavolinë, del nga shtëpia derisa ishin ende në gjumë, e bllokon në të gjitha rrjetet sociale, ju tregon miqve të afërt që nuk janë më bashkë, pa ju spjeguar më shumë.
Pastaj brenda javës e lë punën dhe vazhdon në një qytet tjetër të jetojë dhe punojë.
Pra, siç e shihni, humb pa gjurmë nga i dashuri i saj.

Duke zhdukur çdo formë të komunikimit me të, madje edhe numrin e telefonit, ajo thotë se për të do të jetë mësim i mirë. /Lajmi.net/