I gjithë stadiumi feston si Messi, i dalin në mbrojtje yllit të tyre

Në xhiron e fundit Lyoni fitoi ndaj Saint Etienne në Ligue 1 me rezultat 0-5.

Sport

19/11/2017 19:38

Por, kjo ndeshje nuk u bë lajm në mediat botërore për shkak të rezultatit, por për shkak të festimit të Nabil Fekir në minutën e 84.

Francezi iu drejtua tifozëve vendas me festimin e famshëm të Lionel Messit dhe ata nuk e toleruan këtë, kështu u futën në fushë dhe për disa minuta loja e ndal.

Por, në ndeshjen e sotme (e diel) ndaj Montpellier, tifozët e Lyonit i kanë dal në përkrahje yllit të tyre.

Fekir mban numrin 18-të dhe tifozët në minutën e 18-të kishin vendosur të bëjnë festimin e famshëm.

Aktualisht Lyoni është në vendin e tretë me 26 pikë, ndeshja e ardhshme është ndaj Nice. /Telegrafi/