I gjithë fshati u zhduk dhe u shfaq një “vend i ri” (Video)

Për shkak të shpërthimit të fundit të vullkaneve në Hawaii, një zonë është shkatërruar plotësisht , zonë e banuar pranë ishullit të Madh Havai.

Bota

07/06/2018 13:37

Gjiri midis asaj zone dhe Ishullit të Madh u shndërrua në një vend të ri.

Kjo zonë tani është e mbuluar plotësisht me shkëmb vullkanik, dhe vetëm disa shtëpi kanë mbijetuar në një nga plazhet e Capocha, thanë zyrtarët dhe shkencëtarët e Institutit Gjeologjik të SHBA.

Bazuar në dokumentet, u konstatua se në atë zonë kishte 279 shtëpi.

“Zona është zhdukur plotësisht dhe nuk ka prova për ndonjë shtëpi. Në veri të asaj zone, ka vetëm disa shtëpi në zonën përreth Kapocha Beach,” tha Instituti.

Shkencëtarët vazhdojnë të regjistrojnë aktivitetin vullkanik dhe thonë se nuk është e mundur të thuhet kur do të ndalet.

Sipas tij, aktivitetet e vullkanit rritën gjithashtu tërmetin me magnitudë 5,6 nga Rihter, i cili gjithashtu shtoi rrjedhën e lave. /Lajmi.net/