I gjeti fotografi të ish-it në telefon, këngëtarin e njohur e lë e dashura

Bella Hadid dhe The Weeknd janë ndër çiftet më të pëlqyera për shumë kë nga ne.

ShowBiz

25/05/2018 13:33

Teksa çifti ishin duke shijuar lidhjen, Bella së fundmi ka gjetur disa foto të ish të dashurës, Selena Gomez në telefonin e këngëtarit, shkruan lajmi net.

Kjo shkaktoi edhe ndarjen e çiftit, ku Bella tha se nuk do kthehej me të derisa The Weeknd të pastronte disa gjëra që kanë të bëjnë me ishin e tij.

Ajo kishte zbuluar disa fotografi seksi të Selenës, që e bën të dilte nga kontrolli dhe të zemërohej me të dashurin, ndërkaq ky i fundit pretendon se i ka fshirë të gjitha.

E gjithë kjo ‘luftë’ ndodhi para bashkimit të çiftit të njohur, ku të dytë ishin pjesë e Festivalit të Kanës.

Bella u bashkua me The Weeknd gjatë festivalit “Coachella”, që u mbajt në muajin prill ku ata shfaqeshin pranë njëri-tjetrit.

Theksojmë se, këngëtari i famshëm dhe Selena Gomez u ndanë në tetor të vitit të kaluar, që më pas Gomez iu kthye Justin Bieber. /Lajmi.net/