I gjejnë në lukth 1,200 gramë kokainë

Doganierët në Puttgarden të Gjermanisë kanë kapur një trafikant droge te i cili kanë gjetur 1,200 gramë kokainë të fshehur në lukth! Ai e kishte paketuar drogën në 120 qese të vogla, që pastaj i kishte gëlltitur.

Bota

09/10/2014 20:49

Siç ka bërë të ditur dogana të enjten, personi 41-vjeçar u kishte rënë në sy doganierëve me një ecje të panatyrshme dhe me barkun e fryrë në mënyrë të pazakonshme, shkruan nzz.ch.

Po ashtu, ai thoshte se do ta takonte një shok, ndërsa nuk kishte kurrfarë gjësendesh me vete.

Pas një tomografie kompjuterike, që i është bërë në Klinikën Universitare të Lubeck-ut, mjekët kanë zbuluar qeset e vogla në lukthin e “pacientit”.

I gjithë “malli” i gjetur aty në tregun e zi do të kushtonte rreth 72,000 euro.