I furishëm Liverpooli, fiton me spektakël ndaj Southamptonit

Liverpooli ka regjistruar fitoren e 15-të sezonale në Premierligë.

Sport

11/02/2018 19:21

‘The Reds’ me një paraqitje të bukur, kanë mposhtur 0-2 në udhëtim skuadrën e Southamptonit.

Të dy këto gola, Liverpooli i shënoi në pjesën e parë, falë paraqitjes së mirë të fazës së sulmit.

Ishte Firmino që shënoi gol të bukur pas një asistimi të pranuar nga Salah në minutën e 6’.

Në minutën e 42’, Firmino ia kthej “borxhin” Salahit me një asistim të jashtëzakonshëm, për të shënuar ky i fundit për 0-2.

Me këtë fitore, Liverpooli numëron 54 pikë dhe renditet në vendin e tretë./Lajmi.net/