I ftuari i radhës së Speciales thotë se nuk i duhen avokatët për të dëshmuar pafajësinë e tij

I ftuari i fundit nga Gjykata Speciale është Ismet Tara, ish-komandant “Hoxha”.

Lajme

16/01/2019 20:22

Gjykata Speciale më 20 dhjetor të vitit të kaluar ka ftuar në cilësinë e të akuzuarit Ismet Taran, ish-komandant “Hoxha”, në Brigadën 124 në Rahovec.

Në një prononcim për lajmi.net, ka thënë se më 17 shkurt të këtij viti është ftuar që të intervistohet.

“Jam i ftuar në cilësinë e të akuzuarit. Jam i ftuar me 20 dhjetor 2018. Jam i ftuar për intervistë në datën e pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt”, ka treguar Tara për lajmi.net.

Ai po ashtu ka thënë se do t’i përgjigjet ftesës së Gjykatës Speciale dhe se nuk ndihet fajtor për asgjë siç tha ai, që ka bërë për luftë dhe gjatë luftës.

“Nuk ndihem fajtor për asgjë dhe nuk jam pishman për asgjë që kamë bërë për luftë dhe në luftë”, është shprehur Tara.

Tutje ai ka thënë se duke besuar në pafajësinë e tij nuk i duhen asnjë avokat vendor apo ndërkombëtar që ta mbrojë atë dhe se më 17 shkurt ai do të shkojë në Hagë, por siç u shpreh ai, vetëm nëse i sigurohet viza, pasaporta dhe bileta.

“Nuk më duhen as avokat. Unë do të shkojë vetëm kur ata të vijnë me më marrë ose kur ata të më sigurojnë biletën, vizën në ambasadë edhe pasaportën e Kosovës. Se përndryshe të gjithë këto nuk i kam”, ka deklaruar Tara për lajmi.net.

Ndryshe deri më tani nga Gjykata Speciale janë intervistuar Rrusem Mustafa i njohur si Remi si dhe Sami Lushtaku. /Lajmi.net/