I frikshëm Bayerni, mposht edhe Augsburgun

Bayern Munich ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Augsburgut.

Sport

18/11/2017 17:24

Skuadra bavareze në javën e 12-të të Bundesligës mundi Augsburgun me rezultat 3-0 duke e rritur epërsinë ndaj ndjekësve në tabelën e klasifikimit.

Golin e parë për Bayern e shënoi kiliani Arturo Vidal në minutën e 31-të. Nuk vonoi shumë dhe sulmuesi Robert Lewandowski e rriti epërsinë në 2-0 në minutën e 38-të.

Golin përfundimtar e shënoi po ashtu sulmuesi polak.

Pa kësaj fitoreje, Bayern është e para me 29 pikë.