I fejuari i saj feston ditëlindjen, me këto fjalë e uron Afërdita

Modelja dhe këngëtarja shqiptare, Afërdita Dreshaj muajt e fundit ka qenë shumë e përfolur në mediet rozë.

ShowBiz

10/02/2018 08:40

Fejesa e papritur me hokeistin çek, Jakub Kindl kishte befasuar të gjithë, shkruan lajmi.net.

Afërdita duket se i është përkushtuar tërësisht jetës private duke lënë pas atë profesionale dhe e shohim shumë shpesh në udhëtime në vende të ndryshme.

Këto ditë, ajo bashkë me të fejuarin kanë udhëtuar për në Miami të Floridës dhe nga atje po sjell vazhdimisht imazhe të reja.

Çifti kanë një arsye më shumë për të festuar sot, kjo ngase Jakub feston ditëlindjen, e padyshim që urimin më të veçantë ai e pranoi nga Afërdita.

“Urime ditëlindjen i dashur..? Jam vajza më me fat në botë që të quaj i fejuari im!? Përgjithmonë mbreti im …?? ?”, shkruan ndër të tjera Afrërdita në urimin e saj. /Lajmi.net/