I dyshuari provoi të fshihej nga policia, duke u fshehur në makinën për tharjen e rrobave

Një i dyshuar për shkeljen e rendit, ka përjetuar ndjenjën e të mbyllurit në qeli, para se të arrestohej. Burri që mbetet i paemëruar, provoi të fshihej nga policia e Washingtonit të Shteteve të Bashkuara, duke hyrë në makinën për tharjen e rrobave

Fun

23/07/2018 14:49

“Të rriturit që luajnë fshehtas, nuk kanë aftësi dhe japin rezultate të dobëta”,  shkruan përbri fotografisë së postuar në Facebook.

Fshehja brenda makinës për tharjen e rrobave

Raportohet se policët e dinin që ai ndodhej në shtëpi dhe me ta gjetur, u desh ta ndihmonin të dilte prej hapësirës së ngushtë.