I dyshuari për vrasjen e sotme në Prishtinë, nesër para gjykatës

Ka përfunduar marrja në pyetje e të dyshuarit për vrasjen e ndodhur sot pasdite në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë.

Lajme

13/10/2014 22:42

Të dyshuarit për këtë vrasje, Masar Gërdovcit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa nesër (të martën) ai pritet të dalë para gjykatës.

Avokati i të dyshuarit, Asdren Hoxha ka thënë për Indeksonline se me urdhër të prokurorit para pak orësh është bastisur edhe shtëpia e Masarit dhe tani ai ndodhet në qendrën e mbajtjes deri në një vendim të organeve të drejtësisë.

Gërdovci ka shtënë sot në drejtim të personit që ka siguruar kafeterinë “Bon Vivant”, Rrahman Uka, i cili është shpallur i vdekur pasi është dërguar në QKUK.