I do bashkë

Rrustem Mustafa thotë se nuk mund t’i shohë të ndarë Hashim Thaçin, Fatmir Limajn e Jakup Krasniqin.

Lajme

25/09/2013 08:50

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, thotë se Hashim Thaçi, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi nuk mund të funksionojnë pa njëri-tjetrin.

Ish Komandant Remi, thotë për “Epoka e Re” se është koha që këto tri figura të komunikojnë mes vete.

“Nuk mund t’i shoh të ndarë këto tri figura. Nuk e di kohën, por jam shumë i sigurt se Thaçi, Limaj dhe Krasniqi do të jenë bashkë”.

“Përfundimi më i logjikshëm për mua do të ishte që njerëzit e pakënaqur brenda PDK-së, të cilët nuk kanë ikur nga kjo parti, të ftohen dhe të diskutohet me ta në mënyrë që të arrihen përfundime të caktuara dhe të ecin së bashku” .