I dini të gjitha për sapunin e Marsejës?

E pagabueshme: ky element më shumë se çdo gjë tjetër mund të përshkruhet si era e sapunit të Marsejës. Të sjell në mendje larjen e gjysheve, antike, e mirë, e pastër dhe natyrale.

Lifestyle

12/07/2017 16:32

Një arsye më shumë për ta dashur: sapuni i Marsejës i pastër në shtëpi është një përbërës i thjeshtë dhe i nevojshëm për shumë emergjenca në shtëpi. Shumë i mirë nëse keni mbetur pa detergjentë për robat, apo për të pastruat të gjithë shtëpinë pa elemente kimike, dhe akoma më shumë, një shampo e mirë për kafshët e shtëpisë, shkruan Top Channel.

Larje me dorë apo në lavatriçe?
Në fakt, sapuni i Marsejës është i mirë në të dy rastet, si një sapun i drejt për drejtë mbi roba apo edhe si një detergjent i lëngshëm për lavatriçen. Mjafton që ta copëtosh sapunin dhe e hedh direkt në vendin e detergjentit bashkë me disa pika vaji esencial livandoje, apo nëse robat janë të bardha një lugë sode bikarbonat. Një detergjent i lëngshëm? E shkrijmë sapunin në gjysëm litri ujë të nxehtë.

Pastrimi i shtëpisë
Falë këtij përbërësi antik, mund të keni dhoma me erë të mirë, të pastra pa përdorimin e substancave kimike, që janë dhe alergjike. Njësoj si robat mund të përdoret detergjenti natyral i sapunit të Marsejës për të larë çimentot, duke shtuar disa pika vaj esencial.

Mban larg insektet
Buburrecat, milingonat janë miq të papreferuar në shtëpi dhe mund të qëndrojnë larg me sapunin e Marsejës. Përgaitsim një solucion të ngjashëm me detergjentin për shtëpinë, me copa të sapunit dhe ujë të nxehtë, por me një sasi më të madhe sapuni. Kur bëjmë përzierjen e sprucojmë në kënde, apo në mure. Erë e mirë dhe jo më insekte! /Lajmi.net/