I dhuron vajzës një diamant me vlerë vetëm… 48,4 milionë dollarë!

Një miliarder nga Hong Kongu ka shpenzuar një shifër marramendëse prej 48,46 milionë dollarësh, përfshirë taksat, për t’i dhuruar vajzës së tij një diamant i mrekullueshëm blu, 12,03 karatë, i nxjerrë në ankand nga Sotheby’s në Gjenevë.

Fun

12/11/2015 15:09

Manjati i pasurive të patundshme Joseph Lau, i cili u dënua në vitin 2014 për afera korruptive në Macao, kryeqendra botërore e lojrave të fatit, ka blerë dje në mbrëmje gurin e çmuar në Zvicër duke e emërtuar “The Blue Moon of Josephine (”Hëna blu e Jozefinës”), për nder të vajzës së tij shtatëvjeçare.

Më parë, miliarderi i ish-kolonisë britanike, kishte shpenzuar 28,5 milionë dollarë për një diamant rozë të ndezur, 16,08 karatë, duke e quajtur “Sweet Josephine” (”Jozefina e ëmbël”).