I dhanë nuse me zor, dhëndrri shpërthen në lot (Video)

Një dhëndërr indian është filmuar duke qarë pasi është detyruar të martohet pa dëshirën e tij me një grua që nuk e njihte fare.

Fun

05/01/2018 21:13

Në klip dëgjohen njerëzit e nuses që i thonë 29-vjeçarit: “Po të varim ne ty? Thjesht po festojmë dasmën. Çfarë ke që mërzitesh?”

Vinodi i kishte thënë mediave indiane se ishte rrëmbyer nga vëllai i nuses së padëshiruar, të cilin e kishte shok. Me armë në duar, kunati së bashku me burra të tjerë, e kanë rrëmbyer.

Edhe pse familjarët e dhëndrrit kanë kërkuar ndihmën e policisë, ata i kanë thënë që këtë çështje ta zgjidhin mes tyre të dyja familjet.