I dha fund martesës 25-vjeçare, Jeff e tradhtoi bashkëshorten me prezantuesen e njohur

Njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos dje bëri të ditur se u shkurorëzua nga bashkëshortja.

ShowBiz

10/01/2019 19:09

Themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos i ka dhënë fund martesës 25-vjeçare me MacKanzien, shkruan lajmi.net.

Ata kanë dhënë një deklaratë të përbashkët në rrjete sociale, ku thonë se edhe pas ndarjes kanë raporte të mira me njëri-tjetrin.

Mirëpo, mediat e huaja sot kanë shkruar se Jeff ka disa muaj që bashkëshorten po e tradhëtonte me moderatoren e njohur, Lauren Sanchez.

Megjithatë, presim të zbulohet e vërteta. /Lajmi.net/