I dërguari i Papës vjen sot në Kosovë

I dërguari i posaçëm i Papa Françeskut për Shugurimin e Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë, kardinali shqiptar Ernest Simoni, do të të arrijë sot në Kosovë.

Lajme

04/09/2017 09:16

Më poshtë mund ta shihni agjendën për ditën e hënë të vizitës së tij në Kosovës:

Ora 10:00 – Arritja në Katedralen e Prizrenit “Zoja Ndihmëtare”.

Ora 12:00 – Konferencë për media në Rezidencën e Ipeshkvinë e Kosovës (pranë Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë).

Ora 12:30 – Dreka me të varfërit tek Menza e të varfërve, që gjendet te Kisha e Shën Ndout në Ulpianë.