I dërgonte studentëve foto nudo, ja si e pëson mësuesja seksi

Një mësuese në Alabama ka bërë atë që askush nuk e kishte dëgjuar më parë. Ajo pasi pranoi se ka kryer marrëdhënie seksuale me 3 studentët e saj adoleshentë u dënua me 15 vite burg.

Lifestyle

07/04/2017 20:03

 

 

30-vjeçarja e cila ushtronte profesionin e mësueses në një gjimnaz në Alabama ishte nëna e një fëmije të vogël. Ajo i joshte studentët e saj duke i dërguar selfie nudo në Snapchat.

Ajo u vetëdorëzua në rajonin e policisë dhe gjatë rrëfimit tha se ishte e fiksuar t’i merrte virgjërinë njërit prej studentëve të saj pasi i kishte dërguar foto intime në Snapchat, ndërkohë që e kishte arritur këtë “ëndërr”. Mësuesja kishte kryer marrëdhënie seksuale edhe me 2 studentë të tjerë të moshave 16 dhe 18 vjeç

Pruitt u dënua me 15 vite burg por vetëm 1 do e shlyejë pas hekurave ndërsa të tjerët në liri me kusht.