I del para demit, për të shpëtuar vëllain (Video)

Toreadori 21-vjeçar, Francisco Martinez ndodhej në tokë pa ndjenja teksa është goditur nga një dem në arenën e Queretaro, në Meksikë kur i vëllai i tij më i madh Felipe ka ndërhyrë.

Fun

05/01/2018 23:36

Ai ka kapërcyer murin mbrojtës dhe është hedhur mbi të vëllain për ta mbrojtur duke u bërë një barrierë nga goditjet e demit.

Demi është vërsulur dhe e ka goditur atë, fatmirësisht duke i shkaktuar vetëm disa plagë sipërfaqësore.

Të dy vëllezërit kanë marrë veten shumë shpejt nga goditjet e rënda që morën, por gjesti i Felipes i shndërroi pamjet e mëposhtme shumë shpejt në virale.