I dehuri rrah gruan dhe djalin e tij

Një rast i dhunës në familje është regjistruar në qytetin e Prizrenit.

Lajme

08/01/2019 11:07

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person, pasi që i njëjti pas një konflikti verbal nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar dhe ka rrahur bashkëshorten dhe djalin e tij, shkruan lajmi.net.

Siç bën të ditur Policia, viktimat kanë marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit.

I dyshuari me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën  mbajtjes. /Lajmi.net/