I dehuri pas aksidentit sulmon policët

Policia njofton se ka arrestuar një të dyshuar, i cili pas shkaktimit  të aksidentit të trafikut dhe nën ndikimin e alkoolit nuk ka zbatuar urdhërat e personave zyrtarë në detyrë e më pas edhe i ka sulmuar fizikisht.

Lajme

05/08/2018 11:55

Rasti ka ndodhur te udhëkryqi i Gradishit, në  Xërxë të Rahovecit, dje rreth orës 17:25.

Policia njofton se si pasojë e sulmit, dy persona zyrtarë (policë), kanë marrë tretman mjekësor.

Gjithashtu edhe personit të dyshuar  i është dhënë tretman mjekësor.

Me vendimin e Prokurorit, i dyshuari dërgohet 48 orë në qendrën e mbajtjes.