I dashuri misterioz i Leslie Jones është në telashe

Leslie Jones ka një të dashur të ri në jetën e saj, por ajo po mundohet të mbajë një profil të ulët.

ShowBiz

26/06/2017 17:27

49-vjeçarja kohëve të fundit zbuloi se ajo është me dikë, por nuk dha shumë detaje, transmeton Klan. Ndërkohë që parakaloi në tepihun e kuq të BET Awards, Lesli u pyet për më shumë hollësi rreth të dashurit të saj misterioz.

“Ai është në telashe tani, ne do të flasim për atë më vonë, por kjo ka të bëjë me një lloj të mirë problemi”, tha ajo me shaka për Entertainment Tonight.