I dashuri i Rita Orës, akuzohet për varësi nga seksi!

I dashuri i Rita Orës, Ricky Hilfiger është akuzuar nga ish e dashura e tij Celia Kay e cila ka theksuar se ai është i obsesionuar pas seksit.

ShowBiz

18/02/2015 12:34

Ricky Hilfiger i dashuri i Rita Orës, është djali i dizajnerit të njohur botërorë Tommy Hilfiger. E ndonëse duket se me këngëtaren shqipatre po i shkon çdo gjë mirë, ish e dashura e tij Celia Kay e ka akuzuar për varësi nga seksi, ndërsa Ritën e këshillon të jetë e kujdesshme.

Ajo për The Sun ndër të tjera ka theksuar se ai është një mashkull me karakter të dobët. “Ricky ka karakter të dobët. I shthurur, ai vazhdimisht pi birra dhe thith marihuanë. Ai po ashtu është i obsesionuar pas seskit”. transmeton lajmi.net

Ndëkaq ka shtuar se Ricky është një djalë i keq jo vetëm për Ritën por për çdo vajzë tjetër.

“Ai është një lajm i keq për secilën vajzë. Rita është e mirëseardhur për te, por unë do ta këshilloja të jetë e kujdesshme. Ai nuk është engjëll dhe ka aftësi për të ta thyer zemrën”, ka thënë Kay. Lajmi.net