I dashuri i ri nuk i ndahet asnjë çast Dua Lipës (Foto)

Pas suksesit me projektin e ri ‘New Rules’, këngëtarja Dua Lipa ka filluar një turne në Japoni.

ShowBiz

21/08/2017 16:08

Kohë më parë ishte raportuar se këngëtarja është ndarë nga i dashuri i saj Isaac Carew, shkruan lajmi.net.

Në udhëtimin e saj në Japoni, Dua po shoqërohet me një tjetër djalë që dyshohet të jetë i dashuri i saj i ri.

Madje ajo dje pozoi një video ku djaloshi shihej duke e puthur në faqe dhe në të tjerat po e përcjell vazhdimisht në çdo destinacion.

Kujtojmë që ‘New Rules’ po kalon çdo parashikim të këngëtares, duke kryesuar në të gjitha top-listat. /Lajmi.net/