I dashuri i Dua Lipës publikon video gjysmë i zhveshur në shtrat

Dua Lipa është një nga artistet shqiptare që gëzon famë ndërkombëtare.

ShowBiz

05/10/2018 16:59

Këngëtarja është shumë aktive me koncerte në vende të ndryshme të botës, në të cilat në shumicën e rasteve shoqërohet nga i dashuri i saj, Isaac Carew, shkruan lajmi.net.

Ky i fundit publikon vazhdimisht imazhe të reja me këngëtaren, e në shumë prej tyre shfaqet në momente romantike me të.

Së fundi, Isaac ka publikuar një video, në të cilën shfaqet gjysmë i zhveshur në shtrat, i mbuluar vetëm me peshqir.

Për ndryshe, Dua dhe Isaac ishin ndarë për disa muaj, por pas ndarjes nga Paul Klein, dua është rikthyer në krahët e Isaac. /Lajmi.net/