I bukuri dhe bisha

Mesut Ozil ka thënë se zhveshtorja e Arsenalit është një vend “cool” pas përvojës së tij në Real Madrid. Në Emirates nuk ekzistojnë ego, dhe nuk ka futbollistë me statusin e superyjeve. Ky është Arsenali i ri, me futbollistë që formojnë një grup të shkëlqyeshëm dhe që deri më tani ka shfaqur paraqitje pozitive në…

Sport

03/10/2013 12:15

Mesut Ozil ka thënë se zhveshtorja e Arsenalit është një vend “cool” pas përvojës së tij në Real Madrid. Në Emirates nuk ekzistojnë ego, dhe nuk ka futbollistë me statusin e superyjeve.

Ky është Arsenali i ri, me futbollistë që formojnë një grup të shkëlqyeshëm dhe që deri më tani ka shfaqur paraqitje pozitive në Premierligë dhe Ligën e Kampionëve.

Në mesfushën e Arsenalit ka art dhe qëndrim, kërcënim i zakonshëm i skuadrave të tjera të mëdha kontinentale përfshirë Real Madridin, Barcelonën, Bayern Munichun, Manchester Unitedin dhe Chelseas.

Në vetëm tri paraqitje në ligë, Mesut Ozil ka krijuar më tepër raste se cilido futbollist tjetër i Arsenalit në këtë edicion. Ozil ka krijuar 17 raste për gjigantin londinez.

Kurse, përveç “bukurisë” në lojën e mesfushorit gjerman, një tjetër futbollist i ardhur gjatë verës – në fakt i rikthyer në klub – Mathieu Flamini është dalluar me paraqitje fantastike këtë sezon.

Francezi është futbollisti me pasimet më të sakta në çerekun e tretë të fushës, 91.43%. Me Ozilin dhe Flaminin, Arsenali ka realizuar 2.4 gola për ndeshje deri më tani këtë edicion. Pa ta, skuadra kishte realizuar mesatarisht 1.8.

Ozil, Flamini, Aaron Ramsey, Mikel Arteta, Tomas Rosicky dhe Jack Wilshere formojnë një mesfushë fantastike që shumë skuadra tjera mund ta kenë zili.