I bie pllaka e mermerit në kokë, vdes 28 vjeçarja (Foto)

Një vajzë rreth 28 vjeçare ka vdekur sot, pas plagëve të rënda që ka marrë, pasi është goditur në kokë nga një pllakë mermeri, e cila kishte rënë nga kati i katërtë i një ndërtesa, derisa vajza po ecte poshtë në trotuar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj. 

Lajme

26/07/2014 17:14

Vajza nga Kosova, por për të cilën thuhet se është me nënshtetësi zvicerane, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. 

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi rajonale të Ferizajt, toger Agim Gashi. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.45. 

Viktima 28 vjeçare, ka ndërruar gjysmë ore pas aksidentit fatal. 

Tutje bëhet e ditur se viktimës fillimisht i ishte dhënë ndihma në Emergjencë të Ferizajt dhe më pas shkaku i gjendjes së rëndë ishte transportuar për në QKUK, por as atje nuk kanë arritur të ja shpëtojnë jetën.

Pas rastit tragjik në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe policia, zjarrëfiksit, inspektorët komunal, ku u vërejt se rreziku ekzistonte ende.

Kjo për faktin se ndërtuesi në çdo ballkon ka vënë pllaka mermeri të cilat janë pëforcuar vetëm me ngjitës, të cilat me kalimin e kohë janë shkëputur nga konstruksioni, dhe nga momenti në moment të gjitha mund të bien.