I bie me tullë shokut të tij, duke tentuar të thyej xhamin për të vjedhur /VIDEO

Një ngjarje mjaft interesante ka ndodhur në Londër.

Fun

25/08/2018 13:15

Tre persona u afruan te një shtëpi për ta grabitur, por ndodhi e papritura me ta.

Dy persona zbriten nga motori me tulla në dorë dhe shoferi i motorit i priste ata në motor, transmeton lajmi.net.

Ata filluan të gjuanin tulla në drejtim të xhamave, kurse njëri nga ta në vend se të gjuante në xhamat e shtëpisë, e godet shokun e tij në kokë duke ia humbur vetëdijën menjëherë.

Pas disa minutave aty arrin një sigurim, dhe dy personat e tjerë largonhen nga vendi i ngjarjes duke e lënë atë të shtrirë në tokë. /Lajmi.net/