I bëri dhuratë për ditëlindjen e saj, fansja e vogël emocionoi Bebe Rexhën

Bebe Rexha dje festoi ditëlindjen.

ShowBiz

31/08/2018 16:40

Me rastin e ditëlindjes, këngëtarja pranoi urime nga familjarët, kolegët dhe fansat e saj, të cilët e përkrahin atë në çdo hap, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja pranoi edhe shumë dhurata për ditëlindje, por një prej tyre e ka emocionuar atë tejmase.

Një fanse e vogël ka vizatuar portretin e Bebes dhe të qenushit të saj, Bear, ndërsa mbishkrimi që i la ishte “Urime ditëlindja”.

Kujtojmë që Bebe Rexha gjatë muajit qershor lansoi albumin “Expectations”, i cili u prit mirë në publik. /Lajmi.net/