I bën ish-të dashurës “ritin e djallit”, vdes 29-vjeçarja (Foto)

Një 29-vjeçare në muajin e gjashtë të shtatzënisë është gjetur e djegur në një zonë të pabanuar në Argjentinë.

Fun

21/08/2017 18:00

Hiri i Fernanda Pereyra u gjet nga autoritet, pasi ish-i dashuri e kishte qëlluar me thikë dhe  ia kishte djegur trupin.

Autoriteteve iu kanë bërë përshtypje tre gjashtat e gjetur pranë trupit të saj.

Kjo për shkak se ato simbolizojnë numrin e djallit dhe i dashuri i saj njihej si trafikant që shpërhapte terror, e me anë të tatuazheve në trupin e tij nderonte djallin.

Mendohet se arsyeja e vrasjes së saj ishte shtatzënia. Autori nuk pranonte që ajo të kishte fëmijë me dikë tjetër. /Lajmi.net/