I arrestuari për vrasjen në Ferizaj është një 17-vjeçar

Një person është vrarë sot në qytetin e Ferizajt.

Lajme

20/02/2019 14:28

Viktima, sipas policisë së Kosovës është një mashkull i moshës 25 vjeçare, raporton lajmi.net.

E nga detajet e reja të Policisë së Kosovës, është bërë e ditur se i arrestuari për këtë vrasje është vetëm 17 vjeç.

“Pas hetimeve fillestare,hetuesit policor kanë arrestuar një person të dyshuar lidhur me këtë rast dhe njëhërit është gjetur dhe konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra. Ndësa i dyshuari(Sh.R. 17 vjeçar) është në fazën e intervistimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Prokurori i shtetit ndërkaq që ende nuk dihen motivet e vrasjes. /Lajmi.net/