I armatosur dhe i maskuar futet në farmaci, grabit rreth 500 euro

Gjatë mbrëmjes së kaluar në Prizren, në rrugën “Jusuf Gërvalla”, është raportuar për një grabitje.

Lajme

16/01/2017 10:18

Policia ka bërë të ditur se një femër ka raportuar se është grabitur gjatë orarit të punës.

Derisa ishte në orar të punës në një farmaci, aty ka hyrë një i dyshuar i cili ishte i maskuar dhe ka kanosur viktimën me armë, me ç’rast edhe ka grabitur 400-500 euro nga arka.

I dyshuari është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia nuk ka raportuar për të arrestuar. /Lajmi.net/