Hyypia ëndërron Liverpoolin

Trajneri i Bayer Leverkusenit, Sami Hyypia ka pranuar se “ëndërron” që një ditë të bëhet menaxher i Liverpoolit. 39-vjeçari, ish mbrojtës i skuadrës nga Anfield Road ka bërë fillim të mbarë të karrierës si trajner duke e udhëhequr Leverkusenin në Ligën e Kampionëve. Ai i tha të përditshmes gjermane Bild se rikthimi në Anfield në…

Sport

04/10/2013 15:15

Trajneri i Bayer Leverkusenit, Sami Hyypia ka pranuar se “ëndërron” që një ditë të bëhet menaxher i Liverpoolit.

39-vjeçari, ish mbrojtës i skuadrës nga Anfield Road ka bërë fillim të mbarë të karrierës si trajner duke e udhëhequr Leverkusenin në Ligën e Kampionëve.

Ai i tha të përditshmes gjermane Bild se rikthimi në Anfield në të ardhmen është opsion që i pëlqen shumë.

“Kam dy vende speciale në zemrën time. Kam lindur në Finlandë, dhe atje detyra e selektorit është puna më e madhe. Liverpool zë vendin tjetër në zemrën time. Nuk dua të them, ai është objektivi im, por pas dhjetë vjetësh që kam luajtur atje, do të ishte ëndërr për mua që të jem menaxher i Liverpoolit”, u shpreh ai.

Hyypia bëri 464 paraqitje për Liverpool gjatë aventurës dhjetëvjeçare në klub që përfundoi më 2009.