Hyundai shet milionë makina në kohë rekord – Lajmi.net
Hyundai shet milionë makina në kohë rekord
Autori: Lajmi.net AutoAuto & Tek 18:18, 11 June 2018
Hyundai ka arritur një tjetër rekord shitjesh në Indi, plot 8 milionë makina në harkun kohor të 19 vite e 6 muaj.

Koha rekord e për të arritur këtë moment historik bën që Hyundai të jetë marka më e kërkuar në Indi.

Prej vitit 1988, kur filloi shitjet në vendin aziatik, Hyundai ka pasur gjithnjë e më shumë rritje të shitjeve.

Hyundai pretendon se është eksportuesi më i madh në Indi dhe se eksporton në mbi 88 vende përreth Afrikës, Lindjes së Mesme, Amerikës Latine dhe Azisë.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO