Hyundai me deklarata ambicioze: Për 10 vite do të kemi dizajne konkuruese me Alfa Romeo (Foto)

Nuk ka dyshim se dizajnet e Hyundai janë të jashtëzakonshme, por sigurisht në krahasim me ato të Alfa Romeo, janë ende larg.

Auto & Tek

08/08/2018 12:41

Stili i veturave të Hyundai është i jashtëzakonshëm, por pas deklaratave të fundit të nënkryetarit të dizajnit në markën gjigante të veturave, Hyundai – kjo gjë duhet të merret edhe më seriozisht, transmeton Lajmi.net

Sipas SangYp Lee, Hyundai synon që në një periudhë prej 10 vjetësh të ketë dizajne siç është shprehur ai: Po aq “seksi” sa Alfa Romeo.

Ky është një pohim jashtëzakonisht i guximshëm, duke ditur se Alfa Romeo për vite me rradhë fiton garën e veturave për dizajnin më të mirë, por Lee ka arritur jashtëzakonisht suksese në të kaluarën e tij në këtë detyrë.

Më poshtë mund të shihni disa fotografi të veturës së rradhës nga Hyundai dhe gjithashtu të veturës së Alfa Romeo – të dyja nga këto, jashtëzakonisht të bukura./Lajmi.net/