Hyundai dëshiron të krijojë një model të ri

Çdo kompani e veturave siç duket vetëm është duke menduar çfarë të prodhojë, çfarë modeli të ardhshëm. Dhe modelet e reja nga prodhuesit e ndryshëm të veturave nuk kanë pasur të ndalur këto ditë.

Auto & Tek

30/08/2014 21:33

Kush do të besonte se para një dekade se Hyundai do të kishte arritur këtë sukses që e ka sot? Ka qenë shumë e vështirë të paramendohet, por tani kjo kompani konkuron shumë seriozisht me markat e tjera si Toyota, Honda, GM dhe Ford.

Dhe kur ka sukses pas suksesi, etja për më shumë modele vazhdon e të rritet. Kështu Hyundai ka paramenduar ta krijojë modelin për vitin 2016, së bashku me plot të tjera, transmeton Lajmi.net.

Duke konsideruar sukseset e kompanisë, Hyundai raportohet se është duke menduar të krijojë rivalin e Nissan Juke

Nuk është përmendur ndonjë datë se kur do të mund ta shohim modelin e ri të Hyundai, por modeli koncept do të mund të paraqitet dikur në vitin e ardhshëm, në Detroit gjatë janarit.