Hyseni: Franca s’mund të bindet nga absurditeti i një fletëarresti të lëshuar nga Serbia

Ministri i Punëve të Brenshme, Skënder Hyseni ka thënë se ndalimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj është absurditet që nuk mund të përshkruhet me fjalë.

Lajme

10/01/2017 12:00

 

“Kryeministri Mustafa e theksoi se gjitha dikasteret e Kosovës kanë qenë të angazhuara që nga momenti i ndalimit të Haradinajt që të koordinohen plotësisht në mënyrë që të përfaqësohet çështja në mënyrë profesionale. Absurditeti i ndalimit të z.Haradinaj nuk mund të përshkruhet me fjalë sepse është vet ai që e ka dëshmuar pafajësinë e tij në dy raste. Ramush Haradinaj beson në drejtësi franceze. E kam vizituar në Hagë të vitit 2010 jam entuziazmuar me besimin që Haradinaj kishte në drejtësinë ndërkombëtare është po ai besim që e ka kthyer nga Haga faqebardhë”, është shprehur Hyseni, transmeton lajmi.net.

Tutje, ai ka thënë se Haradinaj ka besim dhe mund të lirohet shpejt, pasi që drejtësia franceze nuk mund të bindet nga absurditeti i një fletëarresti të lëshuar nga ana e Serbisë./Lajmi.net/