Hysaj shokon yjet e Real Madridit, Barcelonës e Manchester Unitedit (FOTO)

Një vlerësim i tillë, sigurisht që pritet të rritë edhe më shumë vlerën ndërkombëtare të Hysajt, i cili shihet që tani si një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në qarkullim në futbollin europian

Sport

13/06/2017 10:10

xSipas studimit me lojtarë të cilët kalojnë vlerën e 40 milionë eurove në 5 kampionatet e mëdha të Europës, Hysaj tani mes 100 më të vlefshmëve.

Futbollisti shqiptar është i 87-i në këtë liste, me një vlerë që sipas CIES kap 45,8 milionë euro.

Kjo shifër bën që ai të kalojë emra të njohur të futbollit botëror, ndër të cilët mbrojtësit Alaba dhe Humels të Bajern Mynih; portierin De Gea të Mançester Junajtid; Isko, Rodriguez e Ramos të Realit; Buskets të Barcelonës apo edhe Bonuçin e Aleks Sandron e Juventusit.

Një vlerësim i tillë, sigurisht që pritet të rritë edhe më shumë vlerën ndërkombëtare të Hysajt, i cili shihet që tani si një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në qarkullim në futbollin europian.

cats