Hysaj me pagë milionëshe në kontratën e re te Napoli

Napoli i ka ofruar kontratë të re mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj, pas interesimit të klubeve të ndryshme.

Sport

23/05/2016 23:08

Përkundër interesimit të klubeve të shumta, Napoli nuk dëshiron ta lë të largohet Elseid Hysajn

Skuadra italiane i ka ofruar rinovimin të kontratës mbrojtësit të Kombëtares shqiptare të futbollit

Shuma që ai pritet të përfitojë me kontratën e re është 1.5 milionë euro në vit, transmeton Panorama Sport.