Hysaj mund të jetë gati për sfidën ndaj Danimarkës

Mbrojtësi i djathtë i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës kualifikuese që “kuqezinjtë” e zhvillojnë kundër Danimarkës, të vlefshme për “EURO 2016”

Sport

02/09/2015 21:43

Dje ishte raportuar për një lëndim të lehtë të lojtarit, gjë që e vinte në dyshim paraqitjen e tij të premten mirëpo, një postim i bërë në faqen zyrtare të FSHF-së na bënë të kuptojmë se lojtari i Napolit mund të jetë i gatshëm për përballjen me danezët.

“Diten e sotme kombetarja jone e futbollit, ka zhvilluar dy stervitje intensive, paradite rreth nje ore, dhe me pas ne oren 18:00 rreth nje ore stervitje taktike dhe nje ndeshje mes dy skuadrave 30 minuteshe. Nderkaq Elseid Hysaj nuk eshte stervitur me grupin por shanset qe ai te luaj te premten perballe Danimarkes ne Kopenhagen jane te medha”.