Hysaj mori të kuq, ky është vendimi i fundit

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Elseid Hysaj ra viktimë e teknologjisë në ndeshjen e fundit të zhvilluar me Napolin, pasi as pamjet filmike nuk e shpëtuan nga përjashtimi.

Sport

22/08/2017 18:45

Futbollisti shkodran shkaktoi penallti me një ndërhyrje të parregullt në zonën e Napolit, duke u dënuar nga arbitri, e tani vjen ndëshkimi i pritshëm.

Elseid Hysaj do të mungojë një ndeshje, pas përjashtimit ndaj Veronës në ndeshjen e parë të sezonit në Serie A.

Kështu, mbrojtësi kuqezi nuk do të mund të jetë në derbin kuqezi ndaj portierit Etrit Berisha, kur Napoli të përballet me Atalantan.