Hysaj: Mirë që ndodhi kjo, tani nuk do më lodhin kokën!

Elseid Hysaj ka arsye të jetë i lumtur përkundër humbjes së Shqipërisë nga Italia me rezultat 2:0.

Sport

25/03/2017 08:21

Mbrojtësi i djathtë i kombëtares, Elseid Hysaj, në deklaratën e dhënë pas ndeshjes për “Supersport”, u shpreh i lumtur në aspektin personal që e fitoi duelin ndaj Lorenzo Insignes, ndërsa tha se ndaj rivalëve si Italia duhen shfrytëzuar ato pak raste që të shfaqen.

Për atmosferën dhe bukurinë e ndeshjes

“Ishte shumë atmosferë e bukur sepse për më tepër kisha përballë edhe shokun e skuadrës, Insinjen, ndaj për mua ishte edhe më e bukur. Kishim mundësi për më shumë, por kjo është Italia dhe normalisht që do kishim vështirësi.”

Për planet e prishura pas golit të parë me penallti

“Besoj që planet nuk është se u prishën shumë duke qënë se me 1-0 mund të barazonim, por rastet qe kishim nuk i shfrytëzuam.”

Për duelin e fituar ndaj Insinjes, i cili u vlerësua me notën më të dobët te Italia

“Më vjen keq për të që luajti keq sepse kishte kohë që s’luante me kombëtaren, por më vjen mirë për veten sepse kur të kthehem në Napoli s’do fillojnë të flasin si napoletanët që të lodhin kokën.

Për zëvendësuesit e të munguarve

“Me mungesat që kishim, kush mori vendin tregoi që ka potencial për kombëtaren.”

Për ndeshjet e ardhshme ndaj Izraelit, Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë

“Duhet ta harrojmë këtë humbje dhe të marrim në analizë gabimet e t’i rregullojmë për të fituar ndeshjet e tjera sepse ndryshe nuk mund të shkojmë larg.”

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6